Shpërndarje paketash ushqimore
për familjet në nevojë
12 Tetor 2024 – Klos, Mat
Në bashkëpunim me vullnetarët dhe donatorët tanë, do të organizojmë një ditë solidariteti për mbi 100 familje në zonat rurale të Klosit. Paketat përmbajnë ushqime bazë, produkte higjienike dhe artikuj për fëmijë. Fokusi është ndihma konkrete dhe krijimi i një ambienti të ngrohtë për komunitetin..