Shpresa e Henrit – Nga errësira te drita

Henri , një djalë i vogël 11-vjeçar nga një fshat i thellë malor, u rrit në kushte të vështira, pa prindër pranë dhe me vetëm një gjyshe të sëmurë që përpiqej ta mbante gjallë me të ardhurat minimale nga ndihma ekonomike.

Henri nuk kishte mundësi të shkonte në shkollë – jo sepse nuk donte, por sepse i mungonin gjërat më bazë: një palë këpucë, një çantë, një laps.

Ditët etij kalonin duke ndihmuar gjyshen në shtëpi, duke mbledhur dru dhe duke parë bashkëmoshatarët e saj të kalonin rrugës për në shkollë. Në sytë e tij kishte mall, por edhe një ndjenjë dorëzimi – si të ishte harruar nga gjithë bota.

Gjithçka ndryshoi kur ekipi i Fondacionit “Lumturia Buzëqesh” arriti në fshatin e saj, në kuadër të programit “Shkollë për çdo fëmijë”. Henri  u përfshi në listën e fëmijëve që kishin nevojë për mbështetje të menjëhershme.

Vetëm pak ditë më vonë, ai mori:

  • një çantë të re plot me mjete shkollore

  • rroba të ngrohta për dimër

  • bursa për ndjekjen e mësimit

  • dhe më e rëndësishmja – ndjenjën se dikujt i intereson për të

Sot, Henri është jo vetëm pjesë aktive e shkollës së saj, por një nga nxënëset më të mira. Ai merr pjesë në kurse jashtëshkollore, pëlqen shumë të mësojë anglisht dhe ëndërron që një ditë të bëhet mësues, për t’ia kthyer të njëjtën mundësi fëmijëve si vetja.

Kur më sollët çantën dhe librat… mendova se po ëndërroja. Tani nuk kam më frikë nga e nesërmja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *