Vullnetarët tanë sjellin
ndryshim çdo ditë.

Po shohim shenjat e ndryshimit që sjell bamirësia.

Bamirësia, e kuptuar si vepër e dashamirësisë, ndihmës dhe solidaritetit, po ndryshon rrënjësisht. Nga një model i mbështetur kryesisht në ndihmën financiare të organizatave të mëdha apo individëve të pasur, ajo po shndërrohet në një forcë më të shpërndarë, të afërt dhe njerëzore. Tek “Lumturia Buzëqesh”, kjo ndjehet përmes çdo vullnetari, kursi, apo gjesti mbështetës që sjell shpresë.

 

 

Bashkëpunojmë për një të ardhme më të mirë.

Bashkëpunojmë për një të ardhme më të mirë duke përfshirë komunitetet në veprime konkrete solidariteti. Përmes kontributeve të vogla, angazhimit vullnetar dhe mbështetjes nga partnerë të ndryshëm, krijojmë një model ndihme të qendrueshme. Çdo ndihmë, sado e vogël, bën diferencë kur jepet me zemër.

 

Një nga nismat më prekëse të fondacionit është përkushtimi ndaj fëmijëve jetimë, veçanërisht në Ditën Kombëtare të Fëmijëve Jetimë. Përmes organizimit të aktiviteteve, dhuratave dhe momenteve të gëzimit, u arrit të angazhohen shumë qytetarë që zgjodhën të japin kontributin e tyre. Kjo fushatë frymëzoi një solidaritet të ndjeshëm dhe përgjigje të fortë nga komuniteti.

 

Një në gjashtë persona u bashkua për të gëzuar një fëmijë jetim.

Udhëheqja me përkushtim është thelbësore për çdo organizatë bamirëse — dhe për Fondacionin “Lumturia Buzëqesh” nuk bën përjashtim.

Hysen Dosti

Arta Dosti

Marsida Potka